Milani ka nisur negociatat me yllin meksikan
Objektivi kryesor i Milanit në afatin kalimtar të verës do të jetë transferimi i një sulmuesi më të mirë që mund të jetë zëvendësues i Olivier Giroud. Emri i fundit në listën e kuqezinjve është sulmuesi i Feyenoord, Santiago Gimenez. Meksikani ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë me golat e tij.
Milani nuk do ta ketë të lehtë të mposhtë konkurrencën, sepse për meksikanin po shfaqin interes edhe Real Madrid, Chelsea dhe PSG. Megjithatë, kuqezinjtë kanë nisur tashmë negociatat dhe agjenti i Gimenez ishte dje në Milano për një takim me drejtuesit e klubit. Milani është gati të ofrojë 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.
