Messi udhëheq garën për “Këpucën e Artë”, Mbappe dhe Haaland në ndjekje

Pas përfundimit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesante, me Lionel Messin që mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve.

Kapiteni i Argjentinës ka realizuar 6 gola në tri ndeshjet e para dhe aktualisht kryeson listën e golashënuesve të turneut. Megjithatë, diferenca mbetet e vogël, pasi pas tij renditen me nga katër gola Kylian Mbappe, Erling Haaland, Ousmane Dembele dhe Vinicius Junior, të cilët vazhdojnë garën në fazën eliminatore.

Me nga tre gola të shënuar janë Harry Kane, Deniz Undav, Matheus Cunha, Jonathan David, Ismaël Saibari, Elijah Just, Brian Brobbey, Johan Manzambi, Ismaïla Sarr dhe Yoane Wissa.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola gjatë fazës së grupeve dhe aktualisht ndodhet disa hapa larg kreut të renditjes. Me fillimin e ndeshjeve me eliminim direkt, gara për golashënuesin më të mirë pritet të intensifikohet, ndërsa Messi synon ta ruajë epërsinë ndaj rivalëve të tij kryesorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *