Messi jep mesazhin e koduar: Të gjitha kujtimet e mia të Botërorit do t’i dërgoj në Barcelonë

Leo Messi ka dhënë një intervistë për gazetën “Olé”, në të cilën rishikon ndjesitë që përjetoi në Botërorin e fituar në Katar dhjetorin e kaluar, marrëdhëniet me francezin Kylian Mbappé, bashkëlojtarin e tij te PSG, pas fitores në finale me Argjentinën dhe madje edhe Barcelona del në dritë.
Përmendja e Barcelonës ka si kontekst pyetjen e mëposhtme: Çfarë mbajtët nga finalja? Leo përgjigjet: “Unë kam ruajtur gjithçka: këpucët e sportit, uniformën, pelerinën saudite. Gjithçka është aty e ruajtur. Tani në mars do të marr gjithçka në Barcelonë, ku kam gjërat dhe kujtimet e mia”.
Messi gjithashtu shpjegon se si ishte ribashkimi i tij te PSG pas Kupës së Botës: “Fola me Kylian për lojën, festimet, se si njerëzit kishin jetuar në Argjentinë dhe asgjë tjetër. Asnjëri nuk dëshiron të flasë dhe të sjellë temën e finales, të flasë për të.
Unë isha gjithashtu në anën tjetër, kisha humbur një finale Botërori gjithashtu (në Brazil 2014) dhe nuk doja të dija asgjë për këtë, për atë që kishte ndodhur; për asgjë që kishte të bënte me Kupën e Botës në atë kohë. Pra, nuk dua të flas për këtë temë. E vërteta është se me Kylian nuk kam asnjë problem, përkundrazi”.
I pyetur për të ardhmen e tij në kombëtaren argjentinase, Messi tha: “Do të qëndroj edhe për pak kohë, duhet të vazhdojmë ta shijojmë këtë”. Pra, as e përjashtoi mundësinë që të luante Kupën e Botës 2026, në moshën 39-vjeçare:
“Nuk e di, kam thënë gjithmonë që për shkak të moshës më duket se e kam shumë të vështirë ta arrij. Për sa kohë që jam mirë, ndihem në gjendje të mirë fizike dhe vazhdoj ta shijoj futboll, do ta bëj. Mua më duket shumë deri në Botërorin e ardhshëm”./TS/