February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Marseille e eliminon PSG-në nga Kupa e Francës

Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Francës.

Parisienët u mposhtën në udhëtim te Marseille me rezultat 2:1 në kuadër të 1/8 së finales së Kupës.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade Velodrome” u zhbllokua në minutën e 31-të kur Alexis Sanchez kaloi vendasit në epërsi, duke realizuar nga penalltia të cilën e shkaktoi Ramos.

Ky i fundit përmirësoi gabimin, duke e barazuar rezultatin me një gol të bukur me kokë në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 57-të kur Malinovsky realizoi për 2:1.

Në fund, ky doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Kësisoj, Marseille kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Francës, kurse rrugëtimi i PSG-së në këtë kompeticion mbaron këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *