April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Manaj i kënaqur me barazimin: Në Evropë çdo ndeshje është e vështirë

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Omonias, e cila përfundoi me rezultat 1:1 të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Manaj, i cili shënoi golin e epërsisë për kampionin e Kosovës, theksoi se Omonia ishte një kundërshtar shumë i fortë, por çdo ndeshje në këtë garë evropiane është e vështirë: “Ka qenë një ndeshje e vështirë sepse e dinim që përballë kishim një skuadër shumë të fortë. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë” tha Manaj.

Ai shtoi: “E dimë që çdo ndeshje në këtë kompeticion është e vështirë. Normalisht, në Evropë ritmi është shumë më i lartë se në Superligën e Kosovës”.

Ky barazim i jep Dritës pikën e dytë në Ligën e Konferencës, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë ndaj KuPS në Finlandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *