April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Man Utd me ofertë 70 milionëshe për sulmuesin e Barcelonës, Fermín López

Manchester United po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për mesfushorin ofensiv të Barcelonës, Fermín López.

Sipas asaj që raporton “Sport”, klubi anglez është gati të ofrojë 70 milionë euro për 21-vjeçarin, që ka pasur një sezon të shkëlqyer me katalanasit. Emri i Fermínit ishte diskutuar javën e kaluar gjatë negociatave mes dy klubeve për një huazim të mundshëm të Marcus Rashford në “Camp Nou”.

Tashmë, “Djajtë e Kuq” pritet ta zyrtarizojnë ofertën e tyre në ditët në vijim, ndërsa synojnë të marrin një përgjigje të shpejtë nga ana e klubit spanjoll. Megjithatë, si Barcelona, ashtu edhe vetë lojtari, thuhet se do ta marrin kohën e duhur për të analizuar të gjitha opsionet përpara se të japin një vendim përfundimtar.

Fermín López u shfaq si një nga talentët më premtues të Barcelonës sezonin e kaluar, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dëshmuar potencialin e tij në ndeshje të mëdha. Interesimi i United për të konfirmon se ai është tashmë në radarët e klubeve të mëdha evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *