Man United i shpëton turpit me penallti, siguron finalen kundër Man.Cityt

Manchester United ka arritur në finalen e FA Cup për herë të 22-të, më së shumti nga çdo ekip në historinë e kompeticionit. Manchester United – Coventry city ishte një ndeshje e pabesueshme e cila dhuroi emocione dhe befasi deri në fund, teksa djemte e Ten Hag shmangen turpin përmes penalltive!
Ndeshja – FA Cup dhuron gjithmone magji dhe sot gjithashtu e beri! Sepse ne nje 90 minutesh te cmendur dhe te paparashikueshem Manchester United dhe Coventry barazuan me rezultat 3-3 në kohën e rregullt në gjysmëfinalen e FA Cup që u zhvillua në ‘Wembley’.
Djajtë e kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Marcus Rashford, por pa sukses. Në minutën e 23-të, Man Utd zhbllokoi sfidën duke shënuar me Scott McTominay, që gjeti rrjetën pas asistimit të Diogo Dalot për 1-0.Pas golit u hap ndeshja dhe kishte raste nga të dyja palët, por golin e dytë e shënuan sërish Djajtë e Kuq.
Ishte Harry Maguire që gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë për 2-0. Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Bruno Fernandes.Me këtë rezultat u mendua që Djajtë e Kuq vetëm se kishin siguruar fitore, por që nuk doli ashtu, pasi që Coventry u lëshua në sulm.Ellis Simms hapi ndeshjen me një gol në minutën e 71-të për 3-1.
Nuk vonoi shumë dhe Coventry sërish arriti të shënojë, kësaj radhe me Callum O’Hare për 3-2. Minutat e fundit, skuadra e nivelit të dytë të futbollit anglez filloi golin e barazimit.Coventry fitoi penalti në kohën shtesë dhe Haji Wright ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-3.
Skuadrat nuk arritën të shënonin në minutat e mbetur dhe ndeshja shkoi në kohen shtese.Manchester United kaloi me pas mes drithërimash në finalen e FA Cup, ku e pret rivali ndërqytetas, Manchester City. “Djajtë e Kuq” eliminuan Coventry-n, skuadër e Championship, pas goditjeve të 11-metërshave.
Në lotarinë e 11-metërshave, edhe pse Manchester United e nisi keq, me gabimin e Casemiros, Onana korrigjoi gjithçka duke pritur një penallti e një tjetër u godit jashtë.