April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Man City fiton ndaj Arsenalit, merr primatin për titull

Manchester City fiton ‘finalen’ e sezonit ndaj Arsenalit (2:1), tani titulli është më afër se kurrë për skuadrën e Pep Guardiola-s

Manchester City ka shënuar një fitore të madhe në Premier League, duke e mposhtur Arsenalin në ndeshjen e fortë të xhiros së 33-të, të zhvilluar të dielën, rezultat që mund të ketë ndikim vendimtar në garën për titull.

Me këtë triumf, skuadra e Pep Guardiolës i është afruar Arsenalin në vetëm tre pikë, duke mbetur në garë të fortë për kreun e tabelës. City ka edhe një ndeshje më pak të luajtur, ndaj Crystal Palace, që mund të rezultojë vendimtare në luftën për titull.

Në rast se City fiton edhe ndeshjen e mbetur, atëherë do të barazohej me pikë me Arsenalin në krye të tabelës, ndërsa diferenca eventuale do të vendosej nga goldallimi.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me gola të shpejtë. Rayan Cherki kaloi Cityn në epërsi në 1:0, por Arsenali reagoi menjëherë, duke barazuar vetëm 107 sekonda më vonë përmes Kai Havertz, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Gianluigi Donnarumma.

Në pjesën e dytë, Arsenali krijoi disa raste të mira për shënim, por ishte City që gjeti golin vendimtar. Erling Haaland realizoi në minutën e 65-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, duke vulosur fitoren 2:1.

Arsenali, që synon titullin e parë në elitën angleze pas 22 vjetësh, mbetet lider me 70 pikë, ndërsa Manchester City ngjitet në 67 pikë në vendin e dytë, me një ndeshje më pak të luajtur.

City kishte fituar së fundmi edhe Kupën e Ligës pikërisht ndaj Arsenalit, ndërsa përballja e parë mes tyre në kampionat këtë sezon ishte mbyllur me barazim 1:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *