Malisheva përmbys Ballkanin, fiton 2:1 në Suharekë
Malisheva ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Ballkani, duke e mbyllur ndeshjen e xhiros së 20-të Albi Mall Superligës e Kosovës, me rezultat 2:1 në Suharekë.
Pjesa e parë nisi në favor të Ballkanit, kur Bleart Tolaj shënoi golin e epërsisë në minutën e 14-të. Malisheva barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 28-të përmes golit të Samuel Opeh, ndërsa fitoren për mysafirët e vulosi Assane Diatta në minutën e 37-të.
Pavarësisht disfatës, Ballkani mbetet në vendin e parë me 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë. Pasojnë Drita me një pikë më pak, ndërsa Malisheva qëndron në vendin e katërt me 33 pikë.
