June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Malisheva fiton ‘derbin e mbijetesës’ ndaj Trepçës ‘89

Malisheva i është gëzuar fitores ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një gola u realizua në stadiumin “Liman Gegaj”, ku skuadra nikoqire siguroi fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Bleart Tolaj ishte realizuesi i vetëm në këtë takim duke shënuar golin me vlerën tri pikë (32’).

Me këtë triumf, Malisheva qëndron në pozitën e shtatë me 39 pikë dhe ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për mbijetesë.

Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita ka pesë pikë më pak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *