April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Llapi në Ligën e Evropës, Feronikeli 74 në barazh, Hyseni golashënuesi më i mirë

Ndeshjet e xhiros së fundit të elitës së futbollit të Kosovës për edicionin 2023/2024, janë mbyllur pa befasi.

Llapi fitoi thellë 5:1 në udhëtim te Liria dhe siguroi Ligën e Evropës.

“Këpucën e Artë” për këtë sezon e siguroi sulmuesi Muhamet Hyseni që shënoi dy gola dhe e mbyll kampionatin me 26 gola në total, një më shumë se Drilon Hazrollaj. Golat tjerë për Llapin i shënuan Arbnor Ramadani dhe Ahmed Januzi, si dhe një autogol e realizoi Mamadou Cissokho.

Drita barazoi 1:1 me Malishevën. Për Dritën realizoi Besnik Krasniqi, ndërsa Hazrollaj për Malishevën.

Gjilani dhe Feronikeli 74 i fituan ndeshjet që i patën në garën për barazh dhe tabela nuk ndryshoi. Gjilani mposhti 4:2 në udhëtim skuadrën e Dukagjinit, ndonëse dy herë ishte në disavatazh. Feronikeli 74 nuk pati telashe në udhëtim te Fushë Kosova dhe fitoi 3:0. 

Ballkani e mbylli kampionatin me fitore 2:1 ndaj Prishtinës me rikthim të rezultatit, me golat e Edvin Kuçit dhe Armend Thaqit, kurse për Prishtinën realizoi Hasan Hyseni.

Ballkani e mbyll kampionatin me 78 pikë në vendin e parë.

Llapi i dyti me 71 pikë. Drita në vendin e tretë me 66 pikë, kurse Malisheva e katërta me 57 pikë.

Ballkani do të luajë në kualifikimet e Championsit, Llapi në Ligën e Evropës, kurse Drita e Malisheva në Ligën e Konferencës.

Prishtina në vendin e pestë mbetet me 49 pikë, Dukagjini me 45 në vendin e gjashtë, aq sa edhe Gjilani në vendin e shtatë. Me një pikë më pak në vendin e tetë kampionatin e mbyll Feronikeli 74 që do të luajë në barazh me fituesin e ndeshjes Dinamo – Prishtina e Re. Dy skuadrat e Ligës së Parë e luajnë barazhin të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Fushë Kosova me 20 pikë dhe Liria me 14 pikë ishin përshëndetur më herët nga elita e futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *