February 19, 2025

Llapi kalon në çerekfinale, e mposht Lirinë në Prizren

Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Llapi ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare pasi në Prizren e ka mundur Lirinë, me rezultat 3:2. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë në stadiumin “Përparim Thaçi”, teksa të parët në epërsi kaluan prizrenasit me golin e Liridon Fetahajt, nga penalltia, në minutën e 18-të. Megjithatë, shifrat i barazoi shumë shpejtë Kushtrim Shabani, derisa më pas rezultatin e përmbysi Francisco Rivera me një supergol nga gjysma e fushës. Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për llapjanët, të cilët shënuan gol pas vetëm 40 sekondash nëpërmjet Drilon Fazliut, derisa prizrenasit përkundër angazhimit nuk arritën më shumë se sa ta ngushtojnë epërsinë krejt në minutat shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *