April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Liverpooli gati të thyejë rekordin për transferimin e Alexander Isak

Liverpooli është i gatshëm për të bërë një ofertë rekord prej 120 milionë funtesh për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak.

Sipas raportimeve nga media të ndryshme në Angli, oferta është e përgatitur në tërësi, por do të dërgohet zyrtarisht vetëm nëse Newcastle ndryshon qëndrim.

Klubi nga ‘St James’ Park’ ka deklaruar vazhdimisht se Isak nuk është në shitje, pavarësisht interesit në rritje nga klubet e mëdha.

Liverpooli e konsideron sulmuesin suedez si një objektiv kryesor për repartin ofensivë dhe po e ndjek nga afër situatën.

Alexander Isak ka shkëlqyer me Newcastle, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare evropiane.

“Reds” janë të gatshëm të veprojnë shpejt nëse Newcastle tregon gatishmëri për të negociuar për kartonin e tij.

Për momentin, oferta mbetet në pritje, në varësi të sinjaleve që do të vijnë nga drejtuesit e Newcastle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *