April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Liverpooli afër transferimit të Hugo Ekitikes

Liverpooli është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, Hugo Ekitike.

Sipas mediumit britanik The Sun, klubi anglez dhe ai gjerman kanë arritur marrëveshje për shumën prej 79 milionë funte, që përfshin 69 milionë si pagesë fillestare dhe 10 milionë në formë bonusesh.

Ekitike, që është pjesë e përfaqësueses U21 të Francës, tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpoolin për një kontratë gjashtëvjeçare.

Mjekësia pritet të zhvillohet në Merseyside brenda 48 orëve të ardhshme, ndërsa klubi synon të përfundojë transferimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

21-vjeçari pati një sezon mbresëlënës me Frankfurtin, duke shënuar 22 gola në 48 paraqitje, duke ndihmuar ekipin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ky do të jetë një përforcim i rëndësishëm për fazën ofensive të Liverpoolit në sezonin e ri, teksa klubi synon të rikthehet në garën për titull në Premier League dhe në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *