June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Leon Avdullahu: Debutimi me Kosovën ishte moment i veçantë për mua

Mesfushori i talentuar, Leon Avdullahu, ka folur për emocionet e debutimit të tij me Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar si një moment të paharrueshëm në karrierën e tij.

“Një moment i veçantë për mua ta përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë krenar që më është dhënë mundësia të luaj tani, të jem aty me Fisin (Fisnik Asllanin, v.j.). Sigurisht që është e rëndësishme edhe që arritëm të fitojmë një ndeshje”, tha Avdullahu për faqen zyrtare të klubit të tij, TSG Hoffenheim.

Ai theksoi se më e rëndësishmja pas grumbullimit ishte fakti që të gjithë lojtarët janë kthyer të shëndetshëm dhe në formë në klubet e tyre.

“Po ashtu është me rëndësi që të gjithë janë kthyer shëndoshë e mirë dhe në formë në klub. Tani jemi të gëzuar për ndeshjen e ardhshme dhe do t’i shfrytëzojmë këto ditë për t’u përgatitur, në mënyrë që të kemi një atmosferë shumë të mirë në stadium”, u shpreh ai.

Avdullahu vlerësoi gjithashtu faktin që së bashku me Fisnik Asllanin kanë arritur të japin kontributin e tyre në fushë.

“Por unë besoj se deri tani të dy e kemi treguar veten në fushë. Është koha që të arrijmë diçka atje”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *