April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Leon Avdullahu, beteja e fituar e radhës nga FFK dhe nga përkrahësit që me zemër e duan Kombëtaren

Shkruan: Fekmi Kongjeli

Ardhja e Leon Avdullahut bëri bujë në të gjitha mediat gjermanofolëse, e në veçanti në ato zvicerane. Të gjitha mediat, si referencë të informimit, publikuan shkrimin dhe foton e presidentit Agim Ademi së bashku me Leon Avdullahun, të publikuar në Instagramin e tij. Në të gjitha shkrimet e publikuara në mediat serioze të Zvicrës u përshkrua karriera e Leonit dhe kjo konsiderohej si një humbje shumë e madhe për Kombëtaren Zvicerane. Por në asnjë moment nuk u akuzua Federata Zvicerane për këtë humbje kaq të madhe, ndryshe nga gjuha me të cilën shpesh akuzohet FFK nga individë dhe portale për raste të tilla.

Në anën tjetër, FFK u komplimentua për angazhimin, përkujdesjen dhe këmbëngulësinë për t’u qëndruar afër të gjithë futbollistëve perspektivë, duke filluar nga grupmoshat shumë të reja dhe anembanë Evropës. Pavarësisht se është një Kombëtare shumë e re, vetëm 9 vite e pranuar në UEFA dhe FIFA, Kosova ka arritje të jashtëzakonshme në të gjitha sferat organizative, sidomos në organizimin e Kombëtares në të dy gjinitë, duke filluar nga U15 e deri te ekipi A.

Kosova, madje edhe para pranimit në UEFA dhe FIFA, ka filluar të kontaktojë të gjithë lojtarët dhe prindërit e akademive të ligave evropiane, e tashmë prej 9 vitesh Kosova në të gjitha grupmoshat përfaqësohet me mbi 50% lojtarë të akademive evropiane. Kosova ka edhe potencial intelektual, por edhe shumë profesional, për të komunikuar dhe adresuar çdo kërkesë e nevojë. Këtë e ka dëshmuar edhe në kohët shumë të vështira, ku falë këtij potenciali kemi arritur të fusim shumë shtete dhe miq të fuqishëm në funksion për Kosovën.

Me këtë potencial janë fituar edhe shumë beteja tjera, si kjo e fundit me Zvicrën, për të cilën duhet të gjithë të gëzohemi, të jemi mirënjohës dhe të tregojmë respekt ndaj punëve të mira të FFK-së, të cilat rrisin respektin dhe nderojnë shtetin tonë – Kosovën.

Surpriza e radhës shumë shpejt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *