April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

FFK vazhdon me projektin TDS për zhvillimin e talenteve vajza

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon me përkushtim projektin zhvillimor “Talent Development Scheme –TDS), i cili tash e tri vite synon të ndihmojë vajzat e reja në rrugëtimin e tyre drejt futbollit elitar.

Ky program ka në fokus gjeneratat më të reja dhe këtë vit janë përfshirë lojtaret e lindura në vitet 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Sot për ditën e dytë më radhë u mbajt aktiviteti i këtij projekti, teksa përgjegjësja Sanije Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij programi, duke shpjeguar se vajzat e përzgjedhura do të punojnë gjatë një viti të tërë me trajnere të licencuara.

“Ky projekt i ndihmon lojtaret e reja të zhvillohen në mënyrë sa më të plotë, jo vetëm si futbolliste, por edhe në aspektin fizik, psikologjik, social, teknik e taktik. Ne jemi shumë të lumtur që kemi një numër kaq të madh vajzash të angazhuara në këtë projekt. Gjithçka realizohet në bashkëpunim me klubet e futbollit të vajzave, me të cilat jemi vazhdimisht në kontakt, me synim të masivizimit të futbollit”, u shpreh Krasniqi.

Entuziazmi i pjesëmarrëseve në këtë projekt reflektohet nga përvojat e lojtareve të reja. Njëra prej tyre, Era Sopi, ndau përvojën e saj pozitive gjatë një viti në këtë projekt:

“Jemi duke kaluar shumë mirë. Është dita e dytë e stërvitjeve dhe kam pasur mundësi të takoj shumë lojtare nga të gjitha ekipet në Kosovë. Kam qenë pjesë e këtij projekti për një vit dhe më ka ndihmuar shumë në përmirësimin e lojës sime”, tha ajo.

Me këtë projekt, FFK-ja synon jo vetëm ngritjen e cilësisë së lojtareve të reja, por edhe krijimin e një baze të fortë për të ardhmen e futbollit të vajzave në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve trajneret e përfshira në projektin TDS do të përzgjedhin nga 23 talente nga secila gjeneratë, me të cilat më pas do të punojnë deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *