Laurent Xhylani “Ylli i Javës”
Laurent Xhylani i Malishevës është vlerësuar futbollisti më i mirë i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Çmimi “Ylli i Javës” ndahet për çdo xhiro të Superligës nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Xhylani të hënën i shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Malishevës ndaj Prishtinës. Me këtë fitore, Malisheva është përfshirë edhe më fuqishëm në garën për kreun e tabelës.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion. Jam shumë i gëzuar për këtë çmim, i falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë çmim ia dedikoj nënës time”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.