June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Lajm i mirë: FFK, MKRS e Komunat bashkë për ndërtimin e stadiumeve

Plani investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë është shpalosur sot bashkërisht nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në takim me disa prej kryetarëve të komunave të vendit. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në selinë e MKRS-së, u disktuan mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv. Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit. Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *