April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Kosova U15 pëson humbje nga Estonia pas penalltive në turneun zhvillimor të UEFA-s në Tiranë

Kombëtarja e Kosovës U15 në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut “UEFA Development”, që po mbahet në Tiranë. Dardanet e reja, të udhëhequra nga përzgjedhësja Xhuli Berisha, barazuan 2:2 ndaj Estonisë në kohën e rregullt, por u mposhtën pas serisë së gjatë të penalltive me rezultat 9:10.

Vashat tona e nisën ndeshjen mjaft mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 23-të me golin e Adile Qollakut. Megjithatë, kundërshtaret arritën të barazonin në minutën e 40-të përmes Adele Prede.

Në pjesën e dytë, Estonia shënoi e para nga penalltia me Grethe-Liis Maevali (59’), por vajzat tona nuk u dorëzuan dhe vazhduan të kërkonin golin e barazimit. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 78-të, kur Erina Mehmeti realizoi nga pika e bardhë dhe riktheu baraspeshën në rezultat.

Fituesi u përcaktua përmes penalltive, ku pas një serie të gjatë e dramatike më efikase u treguan estonet.

Kosova U15 ndeshjen e dytë do ta zhvillojë ndaj Moldavisë, më 26 shtator, në orën 11:00, ndërsa turneun e mbyll me përballjen ndaj Shqipërisë, më 29 shtator, në orën 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *