February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Kosova mposht Bullgarinë, fiton turneun e Sofjes

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka triumfuar në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Sofje. Në ndeshjen finale, Dardanet kanë mposhtur Bullgarinë, me rezultat të ngushtë, 1:0. Paraprakisht me të njëjtin rezultat në gjysmëfinale, Kosova kishte fituar ndaj Letonisë. Golin e fitores për Dardanet në ndeshjen finale e realizoi kapitenja, Erëleta Memeti, në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Ajo si zakonisht e shfrytëzoi shpejtësinë e saj dhe me gjuajtje të saktë nga zona e dërgoi topin në portën kundërshtare. Pas kësaj epërsie të përzgjedhurat e Anneli Anderson e menaxhuan mirë lojën. Ato patën edhe disa raste tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe kësisoj Koaova iu gëzua me plotë meritë triumfit në këtë turne. Njëherësh Erëleta Memeti u zgjodh edhe lojtarja më e mirë e turneut. Këto dy ndeshje dhe ato të zhvilluara në muajin shkurt do t’i ndihmojnë kombëtares për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *