February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 4, 2026

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Kupës së Botës 2028 në futsall

Sot në selinë e UEFAs në Nyon është tërhequr shorti për raundin preliminar të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2028 në futsall, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën e parë të garave.

Kosova është përfshirë në Grupin D, së bashku me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarin. 

Raundi preliminar do të zhvillohet nga 6 deri më 15 prill 2026, ku gjashtë grupet me nga katër ekipe do të garojnë në mini-turne. Dy ekipet e para të secilit grup sigurojnë kualifikimin në “Main Round”.

Në këtë edicion të kualifikimeve marrin pjesë gjithsej 48 kombëtare, nga të cilat 24 me koeficient më të ulët e nisin garën nga raundi preliminar, ndërsa 24 të renditura më lart bashkohen në “Main Round”, ndeshjet e të cilës fazë më pas do të zhvillohen në tetor – dhjetor 2026 dhe shkurt – mars 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *