April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Ademi pret gjyqtaren e finales së Botërorit të futsallit: Florentina Kallaba, shembull frymëzues

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të premten e ka pritur gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

I pari i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë se pjesëmarrja e Kallaba-s në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë.

Ky është postimi i Ademit:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Ky ishte edicioni i parë i Kupës së Botës, duke shënuar një kapitull të ri për futsallin botëror. Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, e zhvilluar para mbi 5 mijë shikuesve në “PhilSports Arena” në Manila, u drejtua nga një ekip gjyqtarësh nga katër kontinente dhe në mesin e tyre, me shumë dinjitet, ishte edhe gjyqtarja jonë, Florentina Kallaba.

Pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar.

Florentinën e përgëzova për nderin që i ka bërë Kosovës dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futsall. Ajo është shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe djemtë që aspirojnë të zhvillohen në këtë profesion fisnik.

Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare dhe këtë po arrijmë së bashku falë njerëzve të përkushtuar si Florentina Kallaba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *