Komisioni i Licencimit i ‘mbylli sytë’ edhe për Federatën e Pingpongut!

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive Kosovës po del se për dikë është treguar nënë e për dikë njerkë me rastin e licencimit të federatave. Derisa tash e disa muaj po e neglizhon licencimin e federatës më të madhe sportive në vend, asaj të futbollit, me arsyetim se klubet nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara, ky Komision ka rekomanduar licencimin e dy federatave pa i plotësuar kriteret.

Pas një hulumtimi të gazetës ‘Albanian News’ për rekomandimin për rilicencimin e Federatës së Hendbollit ndonëse nuk ishte arritur kuota prej 50% përqind e klubeve që i kanë plotësuar kushtet, duket se ngjashëm është vepruar edhe me Federatën e Pingpongut.

Një rekomandim fillestar për pingpong qenka lëshuar ende pa e plotësuar kriterin e më shumë se 50 për qind të klubeve të cilat kishin plotësuar kushtet.

Nga 39 klube, shihet se vetëm 17 i kanë plotësuar kushtet, derisa 22 sosh nuk i kishin plotësuar kriteret.

Megjithatë, Komisioni për Licencim kishte lëshuar rekomandim pozitiv për FPPK-në.

Në vazhdim e gjeni këtë lëshim nga Komisioni i Licencimit, të dokumentuar, gjë e cila dëshmon qartë se zvarritja e procesit të licencimit të FFK-së është kryekëput e iskenuar nga anëtarët e këtij komisioni:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *