September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 2, 2026

Carragher: Liverpool më ka zhgënjyer me përforcimet

Screenshot

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, nuk është plotësisht i kënaqur me punën e klubit në afatin kalimtar të verës, pavarësisht shpenzimeve të mëdha për përforcime.

“Reds” kanë investuar rreth 264 milionë euro këtë verë, ndërsa shuma e shpenzuar për transferime gjatë dy viteve të fundit ka kaluar 600 milionë euro. Megjithatë, sipas Carragher, Liverpooli nuk e ka zëvendësuar siç duhet Mohamed Salahun, sidomos në krahun e djathtë të sulmit.

Liverpooli transferoi Bradley Barcolan nga Paris Saint-Germain për rreth 125 milionë euro, por Carragher thekson se francezi nuk është zëvendësim direkt për Salahun, pasi pozicioni i tij natyral është në krahun e majtë.

“Gjëja më e rëndësishme ishte që skuadra të bëhej më e gjerë dhe ata sollën dy anësorë. Barcola është një yll i vërtetë, por kur flasim për Salahun, ai luante në krahun e djathtë. Liverpooli aktualisht nuk ka një anësor të djathtë të majtë, siç ishte Salah”, deklaroi Carragher.

Ish-mbrojtësi anglez është i shqetësuar edhe për repartin defensiv dhe mesfushën, duke vlerësuar se skuadra nuk është e balancuar sa duhet.

“Jam i zhgënjyer dhe nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë do të bëjnë në krahun e djathtë. Skuadra nuk duket e balancuar. Liverpooli nuk ka mjaftueshëm mbrojtës dhe ndoshta i mungon edhe një tjetër mesfushor”, përfundoi Carragher.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *