June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Juventusi mposht Hellas Veronën dhe ngjitet në vendin e parë

Juventusi ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Veronas, në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 1:0 me një gol të sekondave të fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Kean realizoi në minutën e 13-të, por goli u anulua nga sistemi VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Ishte përsëri Kean i cili shënoi në minutën e 53-të, për t’iu anuluar sërish nga VAR-i, këtë herë për një faull.

Krejt në fund në minutën e shtatë shtesë, Cambiaso realizoi për fitoren e rëndësishme të vendasve.

Me këtë fitore, Juventusi merr primatin në tabelë me 23 pikë, një më pak se Interi që ka një ndeshje në dorë

E në anën tjetër, Verona mbetet e 16-ta me tetë pikë nga 10 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *