April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

”Jota më ndihmoi, e shtyu topin drejt rrjetës”, Chiesa emocionon pas golit ndaj Bournemouth

Sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Federico Chiesa, ka deklaruar se është i lumtur te Liverpooli dhe ka falënderuar trajnerin Arne Slot për fjalët inkurajuese, ndërsa goli i tij i parë në Ligën Premier iu dedikua në mënyrë të natyrshme Diogo Jotës. 

Chiesa pritej të largohej këtë verë pas një sezoni të vështirë debutues, ku u përball me mungesë minutash, rënie forme dhe probleme fizike. 

Megjithatë, mbrëmë ai hyri nga stoli në një moment kyç, kur rezultati ishte 2-2 kundër Bournemouth, dhe me një goditje fluturimthi riktheu Liverpoolin në avantazh 3-2, përpara se Mohamed Salah të vuloste fitoren 4-2. 

“Mendimi im i parë pas golit ishte për Diogon, vëllain e tij dhe familjen e tyre. Ishte një mbrëmje tepër prekëse, ndaj ta mbyllje kështu ndeshjen ishte shumë emocionuese”. 

“Diogo më ndihmoi nga lart, e shtyu topin drejt rrjetës. Dua të besoj se ashtu ndodhi”, ka thënë Chiesa. 

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident tragjik me makinë, vetëm pak ditë pas festimeve të titullit kampion nga Liverpooli.  

Kjo ishte ndeshja e parë e tyre në Ligën Premier që nga ajo tragjedi, e shoqëruar me homazhe të shumta për Jotën dhe familjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *