June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

“Janë më ndryshe se në sezonin e kaluar”, Xabi Alonso për ndeshjen ndaj Bayernit: Po luajnë me energji!

Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër në Bundesliga do luajë ndaj Bayern Munchen.

Trajneri Xabi Alonso u paraqit në konferencë për media para këtij dueli derbi të javës në elitën e futbollit gjerman.

Tekniku spanjoll bëri dallimin midis Bayernit të këtij sezoni dhe edicioni të kaluar.

“Ata po bëjnë një fillim të mirë të këtij sezoni. Ata po luajnë me më shumë energji dhe cilësi të lartë. Ndikimi i Vincent Kompany ka qenë i mirë deri tani. Është një sfidë e madhe nesër, ne duhet të kemi shumë përqendrim për 90 minuta dhe të jemi gati”, u shpreh Xabi Alonso

Kujtojmë që ndeshja nesër zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin “Allianz Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *