Irani shpërthen me dy gola pas minutës së 98-të, Uellsi në prag të eliminimit

Kombëtarja e Uellsit është në prag të eliminimit nga Kampionati botëror “Katar 2022”, pasi humbi nga Irani me rezultatin 2:0, me golat e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes. Shënues i golit të parë ishte Rozbeh Çesmi në minutën e 98-të, ndërsa tre minuta më vonë shënoi edhe Ramin Razeian. Në xhiron e tretë, uellsianë do të përballen me Anglinë dhe vetëm teoria i çon në fazën e dytë të Botërorit.
Irani kishte një avantazh numerik në fushë nga minuta e 86-të, kur portieri i Uellsit, Wayne Hennessy, mori një karton të kuq pas një fillimi të ashpër ndaj një lojtari kundërshtar jashtë zonës së tij të penalltisë.
Iranianët arritën të shënojnë dy gola në kohën shtesë dhe të arrijnë një triumf historik. Në xhiron e tretë, Irani do të luajë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eh çfarë përballje do të jetë kjo duke ditur historinë e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve. Botëror për t’u shijuar…