February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025


Idhull në vendlindje, por hajdutët nuk falin as shtëpinë e Mohamed Salah

Fakti se është idhulli i miliona egjiptianëve, nuk ka shpëtuar Mohamed Salah nga një grabitje në shtëpinë e tij në Kajro. Sulmuesi ka mësuar se ndërsa ai gjendet në Angli me Liverpulin, hajdutët i kanë zbrazur banesën e tij në Egjipt.

Sipas saj që raportojnë mediat lokale, të shtunën hajdutët kanë hyrë në banesën ku për fat nuk ishte asnjeri. Hajdutët kanë vjedhur disa bizhuteri, dekorderë, televizorë, veshmbathje, këpucë dhe një trofe personal që ai mbante në banesë.

Policia ka hapur menjëherë një hetim por pret kthimin në Egjipt të sulmuesit, i cili javën tjetër do të udhëtojë për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Egjipti luan ndeshjet kualifikuese të Kupës së Afrikës ndaj Malauit dhe për këtë arsye, Salah do të udhëtojë drejt Kajros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *