June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Harry Kane thyen rekordin e Erling Haaland

Harry Kane mbrëmë shënoi një tregolësh në fitoren e Bayern Munichut ndaj Augsburgut në Bundesliga.

Ai e theu rekordin e Bundesligas, duke u bërë lojtari më i shpejtë që i shënon 50-të gola në elitë, rëkord që më herët mbahej nga Erling Haaland.

Kapiteni i Anglisë shënoi “hat-trickun” e tij të shtatë që nga kalimi në Gjermani një vit më parë, duke arritur 14-të gola në këtë fillimsezoni në Bundesliga.

Kane shënoi gjysmë shekulli gola në vetëm 43 ndeshje të elitës së futbollit gjerman, shtatë ndeshje më pak se Erling Haaland.

Anglezi tashmë ka 61 gola në 61 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Bayernin, derisa është rrugës për ta fituar trofeun e tij të parë në karrierë. Bayerni pozicionohet i pari në tabelë me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, por me një ndeshje më shumë.

Harry Kane do të kthehet në aksion gjatë ditës së martë, kur Bayerni do të jetë nikoqir i PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *