April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Guardiola e lë jashtë Edersonin, portieri drejt Galatasarayt

Pep Guardiola ka hedhur benzinë mbi zërat e merkatos, pasi ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjen hapëse të Premier League, kundër Wolverhamptonit, portierin brazilian Ederson.

“Nuk ka ardhur të më thotë se do të largohet apo se ka marrë ndonjë ofertë. Unë punoj me lojtarët që janë këtu, por askush nuk mund të dijë çfarë do të ndodhë”, tha Guardiola në konferencën për shtyp, duke i shpallur mungesës së brazilianit arsye të natyrës fizike: “Duket se është i dëmtuar”.

Megjithatë, mungesa e tij shihet më shumë si sinjal i qartë i një ndarjeje të afërt mes lojtarit dhe Manchester Cityt. Ederson, i cili të dielën feston 32-vjetorin, prej kohësh është lidhur me një transferim të mundshëm te Galatasaray, që sipas mediave turke është gati të paguajë 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Në anën tjetër, qëndrimi i tij në “Etihad” duket gjithnjë e më i pasigurt pas ardhjes së portierit të ri Trafford. Rinovimi me klubin anglez vështirë se do të ndodhë, ndërsa vetë Ederson raportohet se po e mendon një eksperiencë të re pas një sezoni të fundit jo bindës, ku gabimet në lojën me këmbë i kanë kushtuar skuadrës disa gola të pësuar.

Nëse ndarja me Edersonin formalizohet, Guardiola pritet të tentojë zëvendësimin e tij me Gianluigi Donnarumman. Portieri italian është në marrëdhënie të prishura me Paris Saint-Germainin dhe ka shfaqur hapur gatishmërinë për një largim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *