Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët në start të Albi Mall Superligës
Ndeshja e fundit e xhiros së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll solli një duel të fortë mes Gjilanit dhe Ballkanit, që përfundoi pa fitues, 1:1.
Gjilani kaloi i pari në epërsi në minutën e 29-të, kur Almir Aganspahiq fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje nga Valentin Serebe. Sulmuesi bardhekuq mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi saktë për 1:0.
Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan. Marsel Ismailgeci në minutën e 66-të shënoi eurogol, kur lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, për 1:1 dhe duke i siguruar Ballkanit një pikë të vlefshme në udhëtim.
