April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Gjermania në çerekfinale, Danimarka “dënohet” nga sistemi VAR

Gjermania në çerekfinale të Europianit. “Panzerat” mposhtën 2-0 Danimarkën në “Signal Iduna Park” e tashmë presin takimin Spanjë – Gjeorgji për të mësuar kundërshtarin e radhës.Një ndeshje e vendosur nga sistemi VAR, që brenda pak çastesh mori dy vendime shumë të rëndësishme: i anuloi golin Danimarkës për pozicion jashtë loje për punë centimetrash (maja e këpucës) dhe i akordoi penallti Gjermanisë për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi danez, devijim që vetëm teknologjia mund ta dallonte.E shënoi golin e parë për vendësit Kai Havertz me penallti, ndërsa të dytin e realizoi Musiala, pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja.Një eliminim plot keqardhje për Danimarkën, që e dënuan dy episode të zgjidhura nga sistemi VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *