April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Giresse flet nga Izraeli: Jemi këtu për të marrë rezultat pozitiv

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka dal në konferencën para ndeshjes së nesërme që Kosova e zhvillon ndaj Izraelit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024“.

Giresse ka thënë se i kanë bërë gjitha përgatitjet e duhura dhe janë gati për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje.

“Të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin në fushë. Ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë do të bëjnë më të mirën për ekipin kombëtar. Jemi këtu për rezultat pozitiv. Gjasat e Kosovës për kualifikim nuk varën vetëm nga takimi i nesërm porn ga gjithë kampanja kualifikuese. Ne kemi besim dhe më angazhim mund të arrijmë. Sa I përket taktikës nuk dua të flas, do të shohim nesër”, ka thënë Giresse.

Kosova e Izraeli ndeshen neswr nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *