Getafe trondit Realin në “Bernabeu”

Real Madridi ka pësuar humbje të rëndë në “Santiago Bernabeu”. Reali pësoi disfatë nga Getafe me rezultat 1:0.

Ndeshjen e xhiros së 26-të në La Liga e vendosi supergoli i Martin Satrianos.
Ai realizoi me goditje volej. Satriano shënoi golin që ia siguroi fitoren Getafes në minutën e 39-të.
Madrilenët patën shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i shndërroj në gol.
Franco Mastantuono u përjashtua me karton të kuq 
Me të kuq u përjashtua edhe Adrian Liso i Getafes.

Reali mbetet katër pikë prapa Barcelonës në garën për titull të kampionit.
Zë vendin e dytë me 60 pikë, kurse Getafe është ngritur në pozitën e 11-të me 32 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *