April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

“Gazzetta dello Sport”: Zhegrova mund të jetë titullar ndaj Atalantës

E përditshmja prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Edon Zhegrova mund të marrë besimin e trajnerit të Juventusit për të nisur nga minuta e parë në ndeshjen kundër Atalantës, që zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në kuadër të javës së pestë të Serie A.

Ylli kosovar deri më tani ka regjistruar vetëm shtatë minuta me fanellën bardhezi, në përballjen ndaj Veronës, por sfida e fundjavës mund të shënojë paraqitjen e tij të parë si titullar.

Sipas medias italiane, Zhegrova shihet si një alternativë serioze për të formuar dyshe në sulm me Jonathan David, me të cilin kishte krijuar një partneritet të suksesshëm gjatë kohës së tyre tek Lille në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *