Galtier konfirmon mungesën e Neymarit ndaj Bayern Munichut

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar mungesën e Neymar Junior për ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germain do të luajë të mërkurën në udhëtim te Bayern Munichu në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Parc des Princes përfundoi me fitoren e Bavarezëve me rezultat 1-0 dhe parisienët duan ta shkrijnë epërsinë për të kaluar tutje në çerekfinale.
Megjithatë, rikthimi i PSG-së do të jetë i vështirë, pasi do të kenë një mungesë të rëndësishme për këtë përballje.
Neymar Jr do të humbasë ndeshjen ndaj Bayernit, me trajnerin Galtier që ka konfirmuar mungesën e sulmuesit brazilian.
“Neymar nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme – ai është një nga golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Ligue 1, kjo është një humbje e madhe”, ka thënë Galtier.
https://twitter.com/livescore/status/1631636037037445123?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1631636037037445123%7Ctwgr%5Ee67ab8a25a6fb7956bb095088654f6222ce2bb56%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fgaltier-konfirmon-mungesen-e-neymarit-ndaj-bayern-munichut%2F