Flick lavdëron Bardghjin: Ka profesionalizëm dhe qëndrim të shkëlqyer
Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka vlerësuar profesionalizmin dhe qëndrimin e lojtarit të ri Roony Bardghji, pavarësisht minutave të kufizuara që ai ka marrë këtë sezon.
Tekniku gjerman theksoi se Bardghji po tregon mentalitet shumë të mirë, edhe pse konkurrenca në skuadër është shumë e fortë.
“Ai ka luajtur vetëm disa minuta? Nuk është problem. Është shumë profesionist dhe ka një qëndrim të shkëlqyer. Nuk është e lehtë për të të luajë në këtë ekip, sidomos me cilësinë që kemi në skuadër”, u shpreh Flick.
Sipas tij, konkurrenca e madhe në repartin ofensiv e bën të vështirë që lojtari të marrë më shumë hapësirë në formacion.
“Ne e dimë kush luan në pozicionin e tij dhe nuk është e lehtë për të. Por po e përsëris, mentaliteti dhe qëndrimi i tij janë shumë të mira. Ai bën një punë të shkëlqyer në stërvitje”, shtoi trajneri gjerman.
Minutat për Bardghjin bëhen edhe më të vështira për shkak të formës së jashtëzakonshme të talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë sezon.
