June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Flick kritikon Spanjën për menaxhimin e dëmtimit të Lamine Yamal

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, akuzoi të shtunën Federatën Spanjolle të Futbollit për keqmenaxhimin e Lamine Yamal, duke thënë se lojtari i ri u rikthye nga kombëtarja me dhimbje pas përdorimit të analgjezikëve.

“Yamal nuk do të jetë i gatshëm ndaj Valencias. Është për të ardhur keq, por u kthye nga kombëtarja me dhimbje dhe nuk është gati,” tha Flick.

Ai kritikoi hapur mënyrën si Spanja e trajtoi lojtarin 17-vjeçar. “Shkoi me shqetësime dhe u kthye me dhimbje. Në kombëtare i dhanë analgjezikë, luajti 79 minuta në ndeshjen e parë dhe 73 në të dytën. Kjo nuk është mënyra e duhur për t’u kujdesur për lojtarët. Spanja ka lojtarë të mëdhenj dhe duhet t’i mbrojë. Jam i trishtuar”, tha trajneri gjerman.

Flick shtoi se komunikimi me trajnerin e Spanjës është i kufizuar. “Nuk kam folur me të, vetëm një mesazh i kam dërguar. Unë nuk flas mirë spanjisht, ai nuk flet mirë anglisht. Është e qartë që komunikimi duhet të përmirësohet,” tha ai.

Barcelona konfirmoi se Yamal ka një hematomë të fortë në zonën e pubisit, duke e vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij ndaj Newcastle në ndeshjen hapëse të Champions League. Klubi është pesimist për rikuperimin e tij në kohë për transfertën angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *