April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Flick i habitur me zërat për largimin e Araujos: Nuk kam dëgjuar asgjë nga ai

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka mohuar se mbrojtësi Ronald Araujo është duke menduar largimin nga “Camp Nou”, duke u shprehur i befasuar me raportimet që dolën një ditë më parë.

Sipas tyre, mbrojtësi uruguaian është i gatshëm të dëgjojë oferta për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht se vetëm pak muaj më parë rinovoi kontratën me klubin katalanas.

Megjithatë, Flick ka dalë me deklaratë të qartë për situatën, duke theksuar se nuk ka asnjë sinjal nga lojtari që dëshiron të largohet.

“Gjithmonë ka shumë zëra për Araujon, por unë personalisht nuk kam dëgjuar asgjë që të tregojë se ai dëshiron të largohet”, ka deklaruar Flick të martën në mëngjes. “Kam një skuadër të shkëlqyer, me shumë kualitet. I kemi të dyfishuara të gjitha pozitat, e në disa edhe nga tre lojtarë. Nuk është e lehtë për t’u menaxhuar, por jam shumë i kënaqur. Dhe, po, jam i befasuar që një gjë e tillë po del nga Ronald. Ai nuk më ka thënë asgjë të tillë. Jam shumë i lumtur me ekipin që kam në dispozicion”.

Flick gjithashtu ka folur edhe për përforcimin më të ri të skuadrës, sulmuesin anglez Marcus Rashford, i cili u bashkua me Barçën pas një periudhe të gjatë te Manchester United.

“Marcus është një lojtar i madh. E kam ndjekur prej vitesh, që nga fillimi i karrierës së tij te United. Ka shumë cilësi dhe shpresojmë që këtë ta dëshmojë edhe në skuadrën tonë”, ka shtuar Flick.

Barcelona ka nisur fazën përgatitore nën drejtimin e Flick me objektiva të qarta për sezonin e ri, ndërsa e ardhmja e disa futbollistëve vazhdon të jetë temë e diskutuar në media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *