Flick: Gjermania do të tregojë karakter ndaj Spanjës

Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick, deklaroi të enjten se skuadra e tij duhet të “tregojë më në fund karater” kur të takohet me Spanjën, në atë që mund të jetë një ndeshje vendimtare e grupit E të Kupës së Botës të dielën.

“Tani është koha për të ecur përpara. Dhe, për ne është thjesht e rëndësishme që më në fund të tregojmë karakter. Qëllimi ynë është të kalojmë tutje dhe ne e shikojmë këtë pozitivisht, sepse thjesht mendoj se kemi një skuadër të mirë, por duhet edhe në fushë të veprojmë më mirë, si një ekip”, ka thënë Flick në konferencë për media të enjten.

Dëshira e Gjermanisë u vu në pikëpyetje pasi u mposht 2:1 nga Japonia të mërkurën, që do të thotë se gjermanët mund të jenë jashtë turneut nëse humbin ndaj Spanjës. Spanja mposhti të mërkurën thellë 7:0, Kosta-Rikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *