September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 10, 2026

Fitore bindëse për United e Bayern, Como shkruan historinë në Champions

Bruno Fernandes and players of Manchester United, ManU seen celebrating after goal during UEFA Champions League 2026 2027 league phase game between teams of Manchester United and Sabah FC /Ball Raw Images Manchester Old Trafford England Copyright: xErnestxKolodziejx ernestkolodziej_manchester_sabah_2627_OL_2435,Image: 1133185328, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Ernest Kolodziej / imago sportfotodienst / Profimedia

Manchester United dhe Bayern Munich kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjet e tyre, ndërsa Como e ka nisur me triumf historik aventurën në Ligën e Kampionëve.

Manchester United triumfoi 4-0 ndaj Sabahut, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Cunha e zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të, ndërsa Bruno Fernandes dhe Benjamin Šeško shënuan për 3-0 para pushimit.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vendosi Lisandro Martínez në minutën e 68-të, pas një reagimi të gabuar të portierit të skuadrës azerbajxhanase.

Edhe Bayern Munich ishte bindshëm më i mirë, duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultatin 5-0. Të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë. Musiala, Kane dhe Davies realizuan nga një gol, ndërsa Olise shënoi dy herë.

Como shkruan historinë

Como e ka festuar në mënyrën më të mirë debutimin historik në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur RB Leipzigun 4-1.

Golin e parë të Como-s në historinë e Championsit e shënoi kroati Martin Baturina në minutën e 15-të. Douvikas dyfishoi epërsinë para pushimit.

Në pjesën e dytë, Diao e çoi rezultatin në 3-0, ndërsa Maksimović shënoi për Leipzigun dhe ngushtoi diferencën në 3-1.

Megjithatë, Como nuk lejoi befasi dhe në minutat shtesë Perrone vulosi fitoren e madhe 4-1.

Në ndeshjet e tjera, Lens mori fitoren e vetme si mysafir, duke mposhtur Slavia Pragën, me një përmbysje të çmendur 3-2.

Ndërkohë, Fenerbahçe dhe Roma u ndanë në barazim 1-1, ndërsa PSV dhe Shakhtar Donetsk luajtën po ashtu baras, 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *