Fisnik Asllani po i dërgon Elversbergun drejt Bundesligës, shkëlqen me gol dhe asistim

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer gjatë ditës së sotme (e shtunë) në ndeshjen e fundit të Elversbergut me Braunschweig.
Elverberg ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Braunschweig në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesliga 2.
Lojtari më meritor në këtë fitore të vendasve edhe kësaj radhe ishte sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.
Asllani shënoi golin e parë të ndeshjes për epërsinë 1-0 në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 18-të asistoi për Muhammed Damar për 2-0.
Fitorja e Elversberg një javë para përfundimit të sezonit do të thotë shumë për ekipin e Asllanit pasi janë afër të sigurojnë inkuadrimin në Bundesligë, ku kanë 55 pikë në vendin e tretë, një më pak se Hamburgu i dyti dhe tri më pak se Kolni i pari.
Në anën tjetër, Asllani ka shkuar në kuotën e 18 golave dhe 8 asistimeve, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.