FIFA ka publikuar renditjen e re të skuadrave kombëtare, kjo është lista e dhjetëshes së parë

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare. Në krye të renditjes janë ende kampionet e botës Argjentina dhe renditja e pesë më të mirëve të mbetur e pandryshuar pasi në fillim të shtatorit u luajtën ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 dhe Botërorin 2026.
Franca është e dyta, e ndjekur nga Brazili, Anglia dhe Belgjika. Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë është rënia e Italisë në vendin e nëntë dhe përmirësimi i Portugalisë në të tetën.
Uellsi renditet më i miri, i cili është ngjitur me dy vende në krahasim me renditjen e mëparshme nga korriku dhe tani është kombëtarja e 33-të në botë. Turqia ra nga pozita e 41-të në vendin e 42-të. Armenia ra nga vendi i 90-të në vendin e 91-të dhe Letonia nga e 134-ta në vendin e 136-të.
Renditja e FIFA-s, 21 shtator:
1.(1) Argjentina
2.(2) Franca
3.(3) Brazili
4.(4) Anglia
5.(5) Belgjika
6.(6) Kroacia
7.(7) Holanda
8.(9) Portugalia
9. (8) Italia
10. (10) Spanja