June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Carlo Ancelotti për Jude Bellinghamin: Është më i zgjuar se të tjerët

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për Jude Bellingham pas golit të tij vendimtar që i solli fitoren mbrëmë.

Anglezi i ri Jude Bellingham është  lojtar që ka ndihmuar për fitore ndeshjet në muajt e tij të parë në Madrid, duke shënuar gola fitoreje në sekondat e fundit të ndeshjeve. Ai tashmë shënoi gjashtë gola në gjashtë paraqitjet e tij të para, si dhe ishte njeriu i vendimit në ndeshjen e parë në Champions League, ku Real Madrid mposhti Union Berlin me golin e tij në minutën e 94-të.

“Kur sulmon nga rreshti i dytë, ai është më i zgjuar se të tjerët. Ai ka një cilësi që di ta përdorë mirë”, shtoi Ancelotti.

Ancelotti së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë te talenti brazilian Vinicius, i cili nuk mundi ta ndihmonte skuadrën për shkak të një dëmtimi në javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *