June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

FIFA gjobit Serbinë me 80 mijë franga, zvogëlon kapacitetin e stadiumit ndaj Shqipërisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar ashpër Federatën e Futbollit të Serbisë për incidentet e shumta të shënuara në ndeshjen e fundit kundër Anglisë. Për shkeljet e regjistruara, Serbia është gjobitur me 80 mijë franga zvicerane.

Përveç gjobës financiare, FIFA ka vendosur edhe ndëshkim sportiv: ndeshja e radhës ndaj Shqipërisë në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit do të zhvillohet me kapacitet të reduktuar. Të paktën 20% e stadiumit do të jetë i mbyllur, kryesisht tribunat pas portave, duke lënë të hapura vetëm rreth 6500 vende.

Stadiumi i ri në Leskovc ka kapacitet prej 8136 ulësesh, por përballja e shumëpritur Serbi – Shqipëri do të zhvillohet me prani të kufizuar të tifozëve, në përputhje me vendimin disiplinor të FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *