June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

FFK po e forcon Kombëtaren me portierin kosovar të Ajaxit

Një prej portierëve më premtues sot në Evropë është Diant Ramaj i cili aktivizohet te skuadra e famshme holandeze Ajax.

Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.

Zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.

“Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi”, ka thënë ndër tjera Ujkani për ATV.

Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.

Diant Ramaj është i lindur në Shtutgart të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *