June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

FFK do të ketë buxhet prej 21 milionë euro për vitin 2025

Gjatë punimeve të kuvendit, u miratua edhe raporti i punës dhe raportin financiar për vitin e kaluar, si dhe miratuan buxhetin për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro.

FFK do ta ketë në menaxhim këtë shumë për këtë vit, ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi sërish premtoi nga një fushë futbolli çdo 45 ditë.

Në Kuvend ishin edhe përfaqësuesit e FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së.

Përfaqësuesi i FIFA-s, Marko Ferri, ka folur për shumën që FIFA ka investuar në Kosovë.

“FIFA ka investuar 13 milionë dollarë në Kosovë, përfshirë 1.5 milionë dollarë për implementimin e sistemit VAR dhe 800 mijë dollarë për ndërtimin e stadiumit në Hajvali”, deklaroi Ferri.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, foli për rritjen e futbollit kosovar, ndërsa premtoi sërish një fushë çdo 45 ditë.

“Ju falënderoj për ngritjen e futbollit, ju jeni baza e futbollit dhe pjesa qendrore e FFK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush në të gjitha mënyrat, e veçmas me përkrahjen për infrastrukturë”.

“Do të vazhdojmë me projektin tonë ambicioz që çdo 45 ditë të inaugurojmë një fushë të re, derisa shpresoj se falë mbështetjes nga UEFA shumë shpejt do ta kemi mundësinë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje nën dritën e reflektorëve”, ka thënë Agim Ademi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *