Festa e “çmendur” e futbollistëve të Real Madridit pas spektaklit ndaj Barcelonës

Real Madrid ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.
Madrilenët fituan me rezultat 0 me 4, duke siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.
Në finale, ‘Los Blancos’ do të përballen me skuadrën e Osasunas, finale kjo që zhvillohet me 6 maj.
Kishte një festë të “çmendur” pas ndeshjes, me futbollistët që vallëzuan dhe kërcyen në dhomat e zhveshjes.